11-vjeçarja, Jona Mulaj ka ardhur enkas nga Tropoja në Tiranë për të dhuruar flokët e saj për vajzat dhe gratë që janë duke luftuar me kancerin e gjirit.

Dhuro flokë, fal shpresë ka qenë mesazhi i 11-vjeçares Mulaj, ndërkohë që është shprehur shumë e lumtur për gjestin që ka bërë.

‘Ndihem shumë e lumtur, kam parë shumë raste në televizor bashkë me mamin, kam dashur gjithmonë të bëj një grua të lumtur, sikur të ishte mami im. Jam shumë e emocionuar, dhe e lumtur që një grua do të vendosë flokët e mi.

Në fakt kam folur me mamin, i thashë që kam dëshirë të flas flokët, edhe me babin, se ai i ka qejf flokët e gjata. Mami ka rënë dakord direkt, ndërsa babi thoshte jo mos i pri, jo se i ke të bukura”, shprehet Jona në Fax News.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re