Fax News ka siguruar videon e momentit kur bashkëjetuesi i 30-vjeçares që u vra sot në Fier mëson ngjarjen. 30-vjeçarja Merushe Azizi (nënë e 3 fëmijëve) u vra sot nga vjehrri i saj në fshatin Vidhistë të Roskovecit, pas konflikteve të vazhdueshme që kishin pasur.

Bashkëjetuesi i saj Fatjon Hoxha shihet i përlotur dhe në gjendje të rënduar emocionale pasi mori vesh lajmin e hidhur, që babai i tij Xhevahir Hoxha kishte vrarë Merushen dhe më pas veten.

Mësohet se Fatjoni ishte duke punuar me zetor në momentin që ka ndodhur vrasja.

Qerime Hoxha, gruaja e 61 vjeçarit Xhevahir Hoxha, tha se vrasja kishte ndodhur në kuzhinë dhe më pas 61 vjeçari nëkishte dalë nga shtëpia pa folur fare derisa më pas u gjet i vetëvarur në pemë.

Ndërkohë që pastronte gjakun e viktimës 30 vjeçare, ajo zbuloi se e ndjera i thoshte shpesh 61 vjeçarit se nuk kishte vend në shtëpi edhe pse kishte vetëm një muaj që kishte ardhur të jetonte në atë shtëpi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re