Shpërthimi i fundit i Etnas ofron imazhe që të lënë pa frymë: rrjedha e llavës zbret mbi borë, duke gjeneruar një spektakël zjarri dhe akulli.

Pas shpërthimit të mëparshëm në verë, Etna është rikthyer për të organizuar një shfaqje me një fazë të re shpërthyese që filloi më 8 shkurt. Aktiviteti u intensifikua në ditët në vijim, duke dhënë pamje sugjestive të llavës që derdhet në anën juglindore të malit, duke u takuar me borën.

Ky kontrast midis zjarrit dhe akullit krijoi një fenomen të rrallë dhe magjepsës: nxehtësia ekstreme e llavës në kontakt me borën gjeneroi shpërthime avulli dhe përrenj të papritur uji, duke tërhequr fotografë dhe entuziastë të shumtë të fenomeneve natyrore.

Etna

Efektet në aeroportin e Katanias dhe situata aktuale

Pavarësisht natyrës spektakolare të ngjarjes, siç raportohet nga Il Post dhe Leggo, shpërthimi nuk shkaktoi dëme në njerëz apo infrastrukturë. Megjithatë, prodhimi i hirit vullkanik bëri të nevojshme ndërhyrjen paraprake për trafikun ajror.

Autoritetet e aeroportit të Katanias në fakt kanë urdhëruar mbylljen e përkohshme të hapësirës ajrore në lindje të vullkanit të paktën deri në orën 19:00 të së premtes, megjithëse pa vendosur kufizime për fluturimet hyrëse dhe dalëse.

Llava dhe bora: imazhe spektakolare nga Etna

Shpërthimi filloi nga ana e vendosur në 3,050 metra mbi nivelin e detit, në bazën e kraterit Bocca Nuova, dhe llava arriti një lartësi prej rreth 1,900 metra. Skenari i krijuar nga shkrirja mes magmës inkandeshente dhe borës së akumuluar shkaktoi një ngjarje sa të rrallë aq edhe sugjestive.

Fenomeni u monitorua me kujdes nga ekspertë të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), të cilët përdorën matje direkte në terren dhe sisteme të sofistikuara satelitore për të ndjekur ecurinë e shpërthimit. Midis vullkanologëve që dokumentojnë ngjarjen është Boris Behncke i INGV në Katania.

Eksperti ndau foto dhe video të rrjedhës së llavës në mediat sociale, të dukshme edhe nga shtëpia e tij në Tremestieri Etneo, rreth njëzet kilometra larg vullkanit.

Përshtati në Shqip V.K.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re