Një video e tifozëve kroatë, e filmuar gjatë udhëtimit të tyre në Slloveni në mbështetje të kombëtares, është bërë virale në internet.

Të veshur me uniformën e kombëtares së tyre e me shishe birre në dorë, ata janë shndërruar nga tifozë në dado, pasi kanë parë një fëmijë të vogël së bashku me nënën e saj.

Ata kanë nisur t’i këndojnë të gjithë së bashku një ninullë kroate vajzës së vogël, ndërsa ajo i sheh e hutuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re