Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur punën për prishjen e të paktën 60 objekteve pa leje përgjatë bregdetit të Vlorës.

Në mbështetje të këtij aksioni kanë mbërritur forca të shumta policie të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), për të shmangur përplasjet e mundshme me pronarët e këtyre objekteve, të cilët patën lajmëruar se do të kundërshtonin me forcë prishjen e bizneseve të tyre.

Megjithatë, deri në këto momente situata paraqitet e qetë.

Aksioni ka nisur me shembjen e lokalit të njohur në zonë, “Copa Cabana”, për të vijuar me 59 objektet e tjera.
{“videoid”:”1569831634609″,”type”:50,”ratio”:0.75}

IKMT aksion ne Vlore on Vidnews.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re