Ndërkohë që janë numëruar 30 kuti nga 38 në total, në qytetin e Tropojës ka nisur festa.
Kandidati Rexhë Byberi i Partisë Socialiste ka marrë 3853 vota, duke lënë pas Besnik Dushajn e koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 3574 vota.
Kështu socialistët kanë filluar të këndojnë dhe kërcejnë me daulle të gjithë së bashku. Ata nuk kanë nguruar të shprehin lumturinë e momentit me brohorima të shumta.
Disa pamje nga festimet: