Ka nisur në orën 17:00 të pasdites së sotme seanca e dytë e legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë.

Në seancën e ditës së sotme pritet të bëhet betimi i deputetëve, si dhe do të votohet Kryetarja e re e Kuvendit.

Socialistët kanë propozuar si Kryetare të Kuvendit deputeten Lindita Nikolla. Kandidate e cila nuk pritet të marrë votat e demokratëve, pasi grupi parlametar i PD-së në mbledhjen e pak minutave më parë ka vendosur të votojë kundër.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, deputetët e zgjedhur kanë nisur betuimin në rend alfabetik, pas thirrjes së emrit të tyre nga drejtuesja e seancës Luljeta Bozo, si deputetja më e vjetër në këtë legjislaturë.

Seanca nisi me fjalën e deputetes Klotida Bushka, e cila ishte dhe kryetarja e komisionit të verifikimit të mandateve. Në fjalën e saj Bushka miratoi mandatet e fituara nga secila parti në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Në emër të komisionit të përkohshëm të verifikimit të mandateve, po ju paraqes raportin e miratuar unanimisht. Komisioni është mbledhur sot dhe në mbledhje morën pjesë të gjithë anëtarët. Më datë 25 prill u zhvilluan zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Në këto zgjedhje morën pjesë 17 subjekte zgjedhore.

Bazuar në vendimin 21 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shpalljen përfundimtar të zgjedhjeve, përfaqësohen në Kuvendin e Shqipërisë, subjektet: Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste dhe Partia Social Demokrate. Komisioni ka përllogaritur ndarjen e mandateve dhe kandidatët fitues.

Sipas vendimit të KQZ, shpërndarja e mandateve është, 74 mandate PD, 59 PD, 50 mandate Partia Demokratike, 1 mandat Partia Agrare, 3 mandate Partia Republikane, 2 mandate PDIU. 4 mandate LSI dhe 3 mandate PSD. Komisioni i përkohshëm administroi vendimin e KQZ listën emërore të deputetëve të zgjedhur, shkresën e depozituar në Kuvend nga KQZ. Katër deputetë kanë dhënë dorëheqjen e mandateve. Në emër të të gjithëve kam kënaqësi t’ju uroj suksese në këtë detyrë dhe sa me më shumë punë dhe rezultate në interesin e shqiptarëve”, tha Bushka.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re