Duket se kanë nisur telashet e para në kryeqytetin shqiptar me tifozët holandezë të Fejnordit, të cilët kanë mbërritur në vendin tonë në kuadër të finales së Conference League kundër Romës.

Këta të fundit kanë pushtuar që prej ditës së djeshme lokalet në rrugën “Mustafa Matohiti” në kryeqytet, ose sikurse njihet ndryshe “Rrugica e Salës” për faktin se atje banon ish-Kryeministri shqiptar, Sali Berisha.

Tifozët holandeze që në orët e paradites së djeshme janë mbledhur të shumtë duke ia shtruar me birra pa fund e duke kënduar koret e tyre për ekipin e zemrës.
Por, duket se banorët në pallatin e ish-Kryeministrit nuk e kanë pritur mirë zhurmën e shkaktuar deri në orët e vona.

Sikurse shihet nga videot ekskluzive të ardhura në redaksinë e Gazeta Shqiptare, nga ballkonet tifozëve i janë hedhur ujë dhe sende të tjera për t’i bindur që të largohen, por pa shumë sukses.

Ndërkohë, mësohet se në vendngjarje ka shkuar edhe Policia e Shtetit, e cila ka kontrolluar grupimin e tifozëve për të evituar probleme të mundshme me banorët, ndërsa u ka bërë thirrje këtyre të fundit që të mos provokojnë tifozët dhe të agravojnë situatën.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re