Ne zonen e NënShkodres kane nisur permbytjet e para. Ne fushen e Gorices jane rreth 200 ha toke nen uje si shkak i perroit kufitar me Malin e Zi, ne te cilin nuk eshte nderhyre. Per kete flet edhe administratori i njesise Ana e Malit ne Bashkine Shkoder, Arben Ceni.

Arben Ceni, Administrator i njesise Ana e Malit tha se ka edhe nje pergjigje per ministrin Peleshi. “Situaten e dime me mire se Peleshi. Zona e Obotit ka problem vetem me mire-menaxhimin e kaskades se Drinit.”

Ceni solli ne vemendje nje tjeter problematike, ate qe banoret ende nuk kane marre demshperblimet e 2 permbytjeve te fundit…

Ceni:“Pas shirave të fuqishëm dy ditët e fundit, gjendja e zonës duket normale por përveç fshatit Muriçan ku ka një përmbytje të rreth 200 hektarë tokë dhe kjo vjen nga përroi ndërkufitar. Këtë problem e kemi ngritur dhe herë të tjera dhe nuk është vënë dorë.

A është bërë ndonjë ndërhyrje?

Pavarësisht se Bashkia Shkodër ka bërë hapjen e kanaleve kulluese vitin që shkoi, këto prurje të mëdha dhe përroi

Kuotat e ujit rriten dita ditës dhe jemi afër një përmbytje të madhe.

Situatën e dimë më mirë se Peleshi, zona e Obotit është normal, mund të kemi ndonjë problem vetëm me kaskadën e Drinit.

Cila është thirrja e juaj?

Ceni:Sytë i kemi te kaskada, duhet menaxhuar mirë dhe përmbytja mund të bëhet akoma më e madhe sepse shteti shqiptar nuk po ndërhyn. Po punojmë për hapjen e një kanali kryesor por banorët kanë ende frikë se dora e shtetit nuk shihet. Aata akoma nuk kanë marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve të para, presin në mëshirë të fatit.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re