Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit kanë rritur prurjet në Vaun e Dejës. Pasditen e sotme kanë nisur shkarkimet e ujit, gjë që ka shqetësuar banorët pasi rrezikohen përmbytje në zonën e nën Shkodrës.

Mund të përmbyten mijëra hektarë tokë bujqësore dhe banesa të ndërtuara aty pranë. Këto shkarkime mund të bllokojnë edhe akse rrugore, por ende nuk ka një informacion zyrtar për kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Kujtojmë se i gjithë vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura dhe temperatura të ulta, ndërsa pas 48 orëve situata vjen duke u përkeqësuar.

Gazetarët e Fax News në të gjitha qarqet e vendit raportojnë për situatë problematike, ndërsa niveli i ujit në disa zona ka arritur në disa centimetra duke dëmtuar banesa dhe përmbytur toka bujqësore.

Në Fushë Gjormë të Kurbinit rreth 20 familje kanë dhënë sinjalin SOS pasi uji ka rrethuar banesat e tyre. Sipas raportimeve për Fax News, pritet ndërhyrja e ushtrisë për ti evakuuar ndërsa deri më tani është evakuuar vetëm familja e Baftjar Reçit, banesa e të cilës është përmbytur krejtësisht.



/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re