Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e së hënës në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Sipas informacioneve paraprake, nga apartamenti janë përhapur shtëllunga të dendura tymi, të cilat kanë mbuluar zonën. Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit banesa ka qenë bosh, duke shmangur kështu lëndime në njerëz.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen dhe izolimin e flakëve.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet pritet të nisin hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re