Ambasadorja Kim është parë pasditen e kësaj të premte të lëvizë në pedonalen e qytetit të Shkodrës. Nuk kanë munguar edhe fotot e ndryshme me qytetarët shkodranë dhe përshëndetjet me to.

Mësohet se vizita e Kim në Shkodër do të jetë për 2 ditë, të premten dhe të shtunën. Edhe pse në rrjetet sociale të Ambasadës Amerikane në Tiranë nuk ka ndonjë informacion rreth kësaj vizite të “papritur”.

Kujtojmë se kjo vizitë në Shkodër vjen disa orë para takimit elektoral të kreut të PD, Lulzim Basha. Ky i fundit të shtunën në ora 11 prezanton kandidatin për kryetar të Bashkisë Shkodër, Xhemal Bushati.

Kjo është edhe ‘vizita’ e parë e Lulzim Bashës në Shkodër që prej përçarjes që ka ndodhur në Partinë Demokratike.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re