Shpërthen në flakë makina në tunelin e Krrabës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në dalje të tunelit të aksit Tiranë-Elbasan. Një mjet ka shpërthyer në flakë dhe ka dalë jashtë rruge. Nuk dihet nëse ka të lënduar.

Dyshohet se makina ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik. Megjithatë pritet një hetim nga ana e policisë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Nga pamjet shihen zjarrfikësit që përpiqen të fikin flakët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re