Teksa kreu i shtetit Ilir Meta flet për drejtësi, mbase edhe ai vetë e ka harruar se ka një dosje të bujshme ndaj tij që organet e reja të drejtësisë duhet ta rihapin për të mos lënë shqiptarët me pikëpyetje rreth vërtetësisë së saj.

Përmbajtja e videos mbështet plotësisht mbi dialogun e ish ministrit të ndjerë Dritan Prifti dhe presidentit Ilir Meta, lidhur me interesimin e këtij të fundit për ankandin shitjes se 30 mije toneve nafte bruto, si dhe garën koncensionare te ndërtimit te HEC-it në Shushicë të Librazhdit.

Interesimi i vazhdueshëm i Metës për fitimin e ankandit nga një kompani e cila i kishte premtuar 7% të vlerës,  vërtetohet jo vetëm nga dëshmia e Dritan Priftit, por edhe nga analiza e tabulateve telefonike mes Bekim Halilajt (përfaqësuesi i kompanisë përfituese) dhe Ilir Metës, tabulate këto të zbardhura nga prokuroria dhe të njohura gjerësisht.

Nga 1 shkurti 2010 deri ne 1 shkurt 2011, Bekim Halilaj ka folur me Ilir Metën ne telefon 192 here, ndërsa me Dritan Priftin, biznesmeni Halilaj gjate te njëjtës periudhe ka folur vetem 13 herë.

Më poshtë po përcjellim videon e plotë, si një rikujtesë për organet e drejtësisë. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re