Skip to content

VIDEO/ Një vatër zjarri ‘mbin’ në Malin e Xhyrës, nisen me shpejtësi zjarrfikëset e Librazhdit

Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin ka njoftuar ditën e sotme se një vatër zjarri është krijuar në malin e Xhyrës në Hotelisht të Librazhdit.

MZSH Librazhd njofton se ka qenë Policia e Librazhdit ajo e cila i ka vënë në dijeni për zjarrin, për shuarjen e të cilit janë nisur me shpejtësi drejt vendngjarjes disa zjarrfikëse të Librazhdit.

Njoftimi:

Sapo u njoftuam nga Komisariati i Policise Librazhd se kemi nje vater zjarri ne malin e Xhyres, ne Nj.A Hotolisht,Bashkia Lubrazhd. Drejt vatres se zjarrit jane nisur forcat e MZSH Librazhd.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb