Pablo Novak është një 93-vjeçar banor i një qyteti pranë Buenos Aires, Argjentinë . Bëhet fjalë për Epecuén, një qytet “fantazmë”, ku ai është i vetmi banor.

Para vitit 1985 qyteti i vogël turistik mund të strehonte 5 mijë banorë. Ishte i famshëm për Liqenin Epecuen i cili kishte një veçanti: ujërat e tij kanë nivele kripe pothuajse të barabarta me ato të Detit të Vdekur dhe dhjetë herë më të larta se çdo oqean tjetër në botë.

Për këtë arsye, liqeni ishte i njohur për vetitë e tij shëruese në të gjithë Amerikën e Jugut. Ndër të tjera thuhej se mund të kuronte depresionin, aneminë, reumatizmin, sëmundjet e lëkurës, ndaj ishte një atraksion për mijëra njerëz që e vizitonin çdo vit.

E gjithë kjo deri në vitin 1985, një fenomen i rrallë i motit me reshje të shtuma, zgjati me vite dhe ngriti nivelin e liqenit në një masë të rrezikshme. Përfundimisht diga prej guri rreth qytetit u shemb nën vëllimin e madh të ujit. Brenda pak ditësh të gjithë banorët evakuuan qytetin, i cili u zhyt nën ujë.

Pothuajse 24 vjet më vonë, në vitin 2009, ujërat filluan të tërhiqen dhe Villa Epecuen filloi të ngrihej në sipërfaqe, si një qytet ‘fantazmë’. Pastaj Pablo Novak, i cili ishte rritur atje, vendosi të kthehej në vendlindjen e tij dhe të rindërtonte shtëpinë e tij.

Që atëherë ai ka qenë i vetmi banor i qytetit “fantazmë” ose “Atlantis moderne” siç e kanë cilësuar Epecuen . Kështu, tani 93-vjeçari Pablo Novak u përshkrua si “njeriu më i vetmuar në botë “.

Në fakt, ai u kthye në Epecuen duke lënë gruan e tij në një qytet fqinj, pasi ajo nuk donte t’i bashkohej.

“ Në moshën time thjesht po shijoj pjesën tjetër të jetës, duke u endur nëpër rrënojat e qytetit tim, duke shpresuar se dikush do të vijë të më pyesë diçka”, tha ai.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re