Ky është momenti kur një burrë “shkatërron” dy shtëpi që kishte ndërtuar, pasi pronarët nuk e kanë paguar.  Në shenjë “hakmarrje ndaj mos pagesës”, ai ka zgjedhur që t’i prishë.

Sipas Daily Mail, ai shihet duke hequr copa muri me një çekiç, ndërsa kolegët e tij përpiqen ta qetësojnë.

Burrat në video kanë veshur xhaketat e punës me emrin e një kompanie ndërtimi me bazë në Essex.

Video e publikuar në Tik Tok, tregon punëtorin duke hequr copa muri me një çekiç, ndërsa dëgjohet një zë duke thënë “Toni, qetësohu, eja këtu shok, çfarë po ndodh?”

Një zë jashtë kamerës mund të dëgjohet duke thënë ‘nuk u pagua’.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re