Stuhia e fuqishme e erës nuk shkuli dhe rrëzoi vetëm pemët në kryeqytet, por ‘fluturuan’ edhe tjegullat, ndërsa është shembur hyrja e shkallës së një pallati në rrugën ‘Medar Shtylla’ te Komuna e Parisit.

Pamjet janë dërguar te Shqiptarja.com nga një qytetar, i cili thotë se policia dhe bashkia nuk i përgjigjen thirrjes së tij për ndihmë.

“Ranë krejt tullat dhe tjegullat që ishin në pjesën e shkallës” shkruan ai.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=HtOArcoJ6MI?feature=oembed&w=500&h=281]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re