Hotel Atlantic dhe kazinoja e ish-presidentit Donald Trump, “Atlantic City”, u shpërthyen me tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm në Amerikë.

Ish-hoteli dhe kazinoja “Trump Plaza”, qendronte e mbyllur që nga viti 2014. Ndërtesa që dikur ishte një element identifikues në Boardëalk, ishte rrënuar shumë vitet e fundit.

Ajo u shkatërrua këtë mëngjes me shpërthim tritoli, duke lënë pas vetëm shtëllunga tymi dhe mbetje inertesh.

Ish-menaxheri i hotelit, Bernie Dillon tha se kjo godinë ka qenë një vend i preferuar për të famshmit. Trump Plaza u hap në vitin 1984 dhe për një kohë të gjatë ishte kazinoja më e suksesshme në Atlantic City.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re