Kreu i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, ka bërë lapsusin e radhës gjatë një prononcimi në media, ku teksa fliste për klubin e Kukësit ka shtuar dhe një ‘fjalë të re’ në fjalorin e gjuhës shqipe.

“Me sa kam biseduar me trajnerin dhe me klubin nuk ka asnjë situatë koatike..klubi‘- thotë Gjici teksa ngatërron radhën e gërmave të fjalës kaotike.

Por nuk është vetëm kjo gafë e bërë prej tij këto ditët e fundit, dje teksa ishte pranë disa të moshuarve në Kukës, Gjici ka tentuar që të bëjë rolin e ekspertit të shëndetësisë por që mund të themi se arriti të dështonte me sukses.

Ndërkohë që ishte për vizitë në banesën e familjes së Emri Nërgutit, Gjici nuk nguroi t’u bënte të moshuarve disa minuta leksion për mosdhënien e dorës gjatë pandemisë. Leksion të cilin e harroi sapo doli tek porta e banesës, ku në mënyrë të pavetëdijshme me ato që kishte thënë, kreu i Bashkisë së Kukësit hoqi maskën dhe u zgjati dorën të moshuarve për t’i takuar. /faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re