Shtetasit nga Afganistani të cilët kanë ardhur në Shëngjin, kanë nisur të ambjentohen në vendin tonë. Ata janë integruar dhe jane pjesë e veprimtarive të ndryshme.

Kohen e lirë e kalojnë më së shumti duke u marrë me sport, dhe këtë të dielë ata zhvilluan një ndeshje futbolli në qytetin e Lezhës.

Afganët vlerësojnë maksimalisht mikëpritjen shqiptare, por të ardhmen e shohin në Shetet e Bashkuara të Amerikës ashtu siç ju dhe është premtuar.

“Unë jam 19-vjeç. Në kohen e lirë që kemi edhe pse nuk kemi shume unë shkoj në palester dhe luaj futboll. Në Shqipëri unë nuk shkoj në shkolle por në Afganistan unë jam diplomuar ne gjimnaz. Bashkëudhetaret e mi janë punësuar ndoshta 15-20% e tyre. Unë e pelqej shumë Shqiperine dhe shqiptaret. Ne po presim vizen për në Amerike, pasi jemi vetem nje fluturim larg. Saktësisht nuk e di se kur do shkoj por në kanë thenë që ndoshta për 6 muaj ose 1 vit do zhvendosemi atje”-u shpreh një nga të rinjtë.

Prej fillimit të muajit shtator në zonen turistike të Shëngjinit janë strehuar 2 mijë shtetas Afgan, të cilët u larguan nga vendi i tyre pas pushtimit nga talebanet.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re