Subscribe

Shefi i Policisë Zjarrfikëse të Lushnjës, Xhezmi Metushi ka folur për mediat pas zjarrit që përfshiu një pallat 12-katësh në qytetet.

Ai tha se zjarri filloi nga kati i katërt, ku ishte një dyqan këpucësh dhe u përhap më pas me shpejtësi.

Lexo edhe :Related Posts

Metushi tha se zjarrfikësja e Lushnjës nuk pati kapacitete për të ndërhyrë në kohë, teksa shtoi se disa zjarrfikës rrezikuan jetën.

Ai shtoi se 10 apartamente kanë qenë në rrezik të madh, por u bë evakuimi në kohë i banorëve.

Metushi garantoi se ditën e sotme nuk ka rrezik për një vatër zjarri, pasi është punuar gjatë gjithë natës për shuarjen e flakëve.

Banorët ende nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut, teksa 42 prej tyre përfunduan në spital prej asfiksisë.

Në terren ka ende policë që po monitorojnë situatën, të cilët gjithashtu kanë qëndruar gjatë gjithë natës në rast rreziku. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re