Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla, ka publikuar në mediat sociale një video ku shfaqet kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha teksa po bashkëbisedon me gazetarët për Planin e Rimëkëmbjes së vendit.

Basha gjatë fjalës së tij shprehet se 6 në 4 biznese nuk raportojnë fitim. Kjo ‘gafë’ nuk ka shpëtuar pa u kapur nga socialistët, të cilët e kanë shpërndarë masivisht në mediat sociale.
Balla shkruan se me këtë i bie të ketë përfshirë edhe bizneset e Kosovës, sepse nuk dalin llogaritë, o Lul!

“Qeshëm të gjithë kur tha 7×7=42. Qeshëm edhe më shumë kur tha se Skëndërbeu ngriti flamurin më 28 Nëntor 1944. Sot paska këputur edhe një tjetër.
6 në 4 biznese nuk raportojnë fitim. I bie të ketë përfshirë edhe bizneset e Kosovës, sepse nuk dalin llogaritë, o Lul!”- shkruan Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re