Dhjetëra persona të askifsuar në pallatin e përfshirë nga flakët në Lushnje janë dërguar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore, mes tyre ka dhe pjesëtarë të forcave zjarrfikëse.

Siç shihet edhe në pamjet e Vizion Plus janë të shumta ambulancat që vijnë njëra pas tjetrës në spital, të cilat transportojnë personat që po evakuohen nga pallati në Lushnje.

Raportohet se akualisht ka ende persona të bllokuar në pallat dhe po punohet për evakuimin e tyre.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, policia si dhe forcat RENEA, ndërkohë në ndihmë të tyre është edhe një helikopter i ushtrisë që po ndihmon në evakuimin e banorëve në lartësitë e mëdha.

Dyshohet se zjarri ka nisur nga një dyqan këpucësh në qendrën tregtare që ndodhet në pallat.

Më herët Vizion Plus raportoi edhe për banorë të cilët përdorin blicet e telefonave për të kërkuar ndihmë por edhe për të treguar vendndodhjen e tyre.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re