Opozita është përpjekur të pengojë takimet elektorale të kryeministrit Edi Rama në Korçë.

Përfaqësuesit e opozitës, me në krye Ervin Salianjin, Klevis Balliun dhe Braimllarin e LSI, kanë zhvilluar një protestë në aksin Korçë-Bilisht, ku janë përplasur me forcat e rendit.

Salinaji është përplasur me zv.drejtorin e Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka, të cilit i tha se do i hiqte pantallonat nga koka.

Salianji-Lokës: Je i tredhur nga krimi dhe nga Bajrajt, mos bëj të fortin me qytetarët…

Loka-Salianjit: Je marrë me të gjithë, por mua me njeh ndryshe…

Salianji-Lokës: Për personale të heq pantallonat nga koka, respekto ligjin dhe m’u drejto me respekt…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re