Shpesh futbollistët janë ata që nuk pranojnë një zëvendësim. Rasti i portierit të Chelseat, Kepa, teksa trajneri Sarri kërkonte të linte fushën e blertë, ishte më i bujshmi. Por, sigurisht, episodet janë pafund.

Ditën e premte, në kampionatin rus, megjithatë, shembulli se si duhet të veprojnë futbollistët ka ardhur nga sulmuesi i Rusisë, Artem Dzyuba, që shkëlqeu sidomos në Botërorin 2018.

Sardar Azmoun, talenti iranian i Zenit Shën Pjetërburg, teksa pankina kërkonte ndërrimin e tij, kthente kokën nga krahu i tjetër, deri kur Dzyuba e mori “zvarrë” duke e ngritur peshë dhe duke i thënë që të dilte jashtë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re