Raportimet live nuk ishin si çdo herë tjetër për gazetarin sportiv nga Ekuadori, Diego Ordinola, pasi ra pre e një grabitje.

Teksa ai po prezantonte ndeshjen e radhës para stadiumit “Monumental”, pranë i afrohet një i ri dhe i drejton armën.

Hajduti i kërkon gazetarit dhe operatorit celularët dhe më pas zhduket midis trafikut të kryeqytetit, i ndihmuar dhe nga një bashkëpunëtor që e priste me motor.

I gjithë ky moment është filmuar nga kameramani, i cili edhe pse në një situatë jo fort të favorshme, nuk e lëshoi kamerën nga dora. “Nuk punojmë dot rehat!”, komentoi Ordinola në Twitter.

Ni siquiera podemos trabajar tranquilos, esto ocurrió a las 13:00 de hoy en las afueras del Estadio Monumental.
La @PoliciaEcuador se comprometió a dar con estos delincuentes. #Inseguridad pic.twitter.com/OE2KybP0Od

— Diego Ordinola (@Diegordinola) February 12, 2021

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re