Problemet me linjat urbane në kryeqytet vijojnë prej kohësh ndërkohë që nuk është marrë asnjë masë për përmirësimin e kësaj gjendje.

Por ditën e sotme përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, Policia e Shtetit ka deklaruar se ka nisur zbatimi i një plan vendimi që do të monitorojë dhe evidentojë të gjitha linjat e të transportit publik në Tiranë, në raport me detyrimet, por edhe shkeljet e tjera që pengojnë dhe vonojnë subjektet e transportit përgjatë itinerarit të tyre.

Si dhe ka shtuar se plotë 36 mjete janë ndëshkuar për mospozicionim në hapësirat e stacionit të rezervuar për ta.

Postimi i Plotë

Duke konsideruar vështirësitë e lëvizjes së mjeteve të transportit publik qytetas, veçanërisht autobuzat artikularë, por edhe rrezikshmërinë që u kanoset pasagjerëve dhe përdoruesve të rrugës në tërësi nga shkeljet e këtyre të fundit, rrugorët e kryeqytetit kanë nisur zbatimin e nje plani veprimi, për monitorimin dhe evidentimin e të gjitha linjave të transportit publik qytetas, në raport me detyrimet, por edhe shkeljet e tjera që pengojnë dhe vonojnë subjektet e transportit përgjatë itinerarit të tyre.

Në funksion të këtij plani veprimi, janë dokumentuar dhe ndëshkuar 36 mjete të transportit publik qytetas, për mospozicionim në hapësirat e stacionit të rezervuar për ta, si dhe 87 automjete të tjera, të cilat janë evidentuar të pushuar në stacionet e autobuzave duke u bërë pengesë dhe njëkohësisht rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re