Banorët e Unazës së Re kanë vijuar edhe sot protestën e tyre kundër shembjes së shtëpive por edhe aferës korruptive prej 40 milion euro.

Banorëve të kësaj zone të kryeqytetit u janë bashkuar edhe shumë qëtetarë të tjerë të Tiranës. Ata pritet ti bashkohen masivisht protestës së madhe të 16 shkurtit.

Deputeti demokrat Klevis Balliu tha se, kjo qeveri mbahet në këmbë vetëm nga bandat, por bandat nuk mund të mbajnë peng të ardhmen e fëmijëve tanë.

Protesta e 16 shkurtit nuk është protestë partiake por kombëtare, theksoi ai.

Protestuesit i bënë thirrje Kryeministrit Rama të largohet.

Qindra qytetarët e tubuar sonte u deklaruan të vendosur se protesta e tyre nuk do të ndalet.

Sot është dita e 103-të e protestës së tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re