Publikohet në media video e një të moshuari kosovar teksa detyrohet të flasë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këto pamje shihet një i moshuar kosovar teksa detyrohet nga një burrë theksi i të cilit vërehet se nuk është shqiptar, të dëshmojë gjëra kundër UÇK-së.

I sikletosur nga ato që duhet t’i thotë kundër ushtrisë së Kosovës, plaku rënkon rëndë “o shkova nënë bre”.

Video nuk dihet saktë se ku është bërë, por në gjuhë të paqartë, plaku përmend Reçakun.

“Hajt hajt ti fol, në Reçak…”, dëgjohet dikush duke i treguar çka të flasë.

“Në Reçak ka, nja 40, po s’ka bre nuk jon kanë… sa me thanë? …Shumë jon more”, dëgjohet duke thënë plaku.

Derisa ata që e shtyjnë të flasë, i tregojnë edhe çka të thotë.

“Trego bre, 50, 60 me uniformë, pa uniformë…”, dëgjohet një burrë duke i thënë plakut.

Njeriu që e detyron  atë të dëshmonte kundër UÇK-së ishte zyrtar serb.

Kjo eshte nje video, mes te tjerave qe verteton me se miri se si jane marre deshmite nga serbet nen kercenime, madje dhe te moshuarve, dhe qe tashme jane perfshire ne raportin kunder UÇK qe po perdoret ne Hage!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re