Një sherr masiv mes disa të rinjve shqiptarë dhe disa të rinjve italianë është regjistruar javën e shkuar në Itali. Siç shihet edhe nga pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ ALBANIA në sherr janë përfshirë disa persona. Sipas dëshmive në redaksinë tonë, sherri ka nisur, pasi një i ri napoletan ka përplasur me makinë një shqiptar. Pas kësaj, të rinjtë shqiptarë kanë dhunuar shoferin dhe miqtë e tij.

Nga pamjet, duket që edhe i plagosur është në gjendje të rëndë dhe makinat janë të aksidentuara. JOQ mëson se ngjarja ka ndodhur më 12 Dhjetor, por pamjet vetëm tani janë bërë publike. Nuk dihet nëse nga sherri dhe aksidenti ka viktima.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re