Pas më shumë se dy orëve të nisjes së protestës kundër rritjes së çmimeve, efektivët e policisë në Durrës kanë dalë nëpër rrugët e qytetit për të tentuar që të largojnë makinat që po qëndrojnë të fikura duke bllokuar qarkullimin.

Ndërsa kanë hasur në rezistencën e protestuesve, policët kanë marrë targat e makinave që qëndronin të fiktura duke bllokuar të gjithë qarkullimin. Ndërsa siç shihet në videon e mëposhtme, njëri prej qytetarëve i ka kërkuar efektivit të policisë që të bëjë të mundur hapjen e rrugës në mënyrë që edhe ai të marrë makinën dhe të ikë.

Qytetari: Po unë ku të kaloj o vlla, të më hapin rrugë edhe unë të iki të kaloj. O vlla më hap ti rrugën që të iki unë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko