Janë publikuar pamjet e operacionit të SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane ku është goditur një grup kriminal që dyshohet se ka kryer mashtrim ndaj sistemit kombëtar shëndetësor italian, korrupsionit dhe trafikut të barnave me përmbajtje narkotike.

Anëtarët e grupit organizuar kriminal mendohet se janë të përfshirë në trafikun e barnave me përmbajtje narkotike, që e kanë marrë në mënyrë të paligjshme nga sistemi kombëtar shëndetësor italian dhe janë shitur në Shqipëri.
Në skandal dyshohet se janë përfshirë edhe mjekë shqiptarë dhe italianë gjithashtu edhe vajza të shoëbizit shqiptar të cilat ofronin shërbime seksuale në këmbim të trajtimeve të shtrenjta.

Mjekët e vënë nën hetim janë Edvin Prifti, Vladimir Peto, Aurel Vula, Ilir Broqja.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re