Skip to content

VIDEO/Operacioni “Prive”: Zbulohet një aktivitet prostitucioni në Mbrostar, 5 të arrestuar, përfshirë dy shtetase nga Uganda

098145e78a27a95016e2038073f5c4ed

Fier: Operacioni policor i koduar “Prive” ka përfunduar me sukses, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi të gjatë prej rreth 7 muajsh nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve. Gjatë operacionit, është zbuluar një lokal në Mbrostar, ku ushtrohej prostitucion.

Janë arrestuar 5 persona, përfshirë tre shtetas shqiptarë, të cilët dyshohen si organizatorë të kësaj veprimtarie kriminale, dhe dy shtetase nga Uganda, të cilat ushtrojnë prostitucionin.

Në operacion u sekuestruan shuma parash në valuta të ndryshme, të përfituara nga kjo veprimtari, 2 armë të ftohta dhe 1 automjet.

Arrestimet janë bërë për shtetasit:

  • O. P., 29 vjeç, banues në Fier

  • K. H., 24 vjeçe, banuese në Peqin

  • O. G., 32 vjeçe, banuese në Fier

  • R. M., 24 vjeçe, banuese në Uganda

  • Sh. N., 22 vjeçe, banuese në Uganda

Hetimet kanë treguar se në këtë lokal, ku shtetaset nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, ato ushtronin edhe prostitucion. Organizatorët shqiptarë kryenin rolet e rekrutuesve dhe administratorëve të aktivitetit kriminal.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.