Policia e Tiranës ka publikuar pamjet e operacionit “Kombinacioni” ku përfunduan në prangat dy persona si autor të grabitjes së rreth 20 mln lekëve të rinj dhe rreth 50 mijë frangave.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuan momentin kur autorët hynë në qendrën tregtare në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet, teksa kishin ndjekur pronarin e shumë së madhe të parave.

Policia ka arritur të sekuestroi 17.5 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit F. B. dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit”- sqaron policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re