Deputetët e Partisë Socialiste janë detyruar të marrin kartonat jeshil me vete dhe t’i dorëzojnë tek sekretarja e Grupit.

Ata u detyruan të marrin këtë vendim pasi opozita u mori karriget dhe u hoqi kartat e votimit.

Deputetët socialistë votuan projekligjet mes kaosit dhe tymit të flakadanëve, pasi rrëmujës së krijuar nga opozita në seancën parlamentare.

Ligjvënësit demokratë mblodhën të gjitha karriget duke i grumbulluar ato përpara foltores së parlamentit.

Pavarësisht përpjekjeve të opozitës për të bllokuar punimet, socialistët zgjodhën të qëndrojnë në këmbë, ndërkohë që kryetarja e parlamentit vijoi procedura të përshpejtuara për miratimin e çështjeve në rend të ditës.

Nga foltorja e parlamentit deputeti demokrat Ervin Salianji, ndezi njëri pas tjetrës disa tymuese. Punonjësit e gardës, u përpoqën disa herë për t’ja marrë ato nga dora duke i nxjerrë jashtë sallës.

Përballë tij, në krahun e majtë, socialistët ngrinin kartonat për miratimin e akteve dhe ligjeve të ndryshme, pa asnjë debat, apo diskutim.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re