Qyteti i Durrësit është përfshirë pasditen e sotme (25 tetor) nga reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë, te cilat kanë shkaktuar vështirësi për lëvizjen e qytetarëve.

Stuhia ka vijuar për disa minuta, e si pasojë është bllokuar qarkullimin e makinave, në disa zona të qytetit.

Prani e shtuar e ujërave të shiut është vene re në disa rruge kryesore të qytetit, ndërsa kanalizimet kanë dalë jashtë funksionit dhe nuk e kanë përballuar intensitetin e reshjeve.

Mësohet se kjo situatë ka zgjatur për rreth 30 minuta, duke e kthyer qytetin në kaos.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re