Skip to content

Pak pas prezantimit te Liria e Prizrenit, aksidentohet trajneri i njohur…

1200 630 1770730056xwhatsapp image 2026 02 10 at 142556 681

Ismet Munishi u bashkua mbrëmjen e djeshme me Lirinë e Prizrenit, duke marrë rolin e trajnerit. Megjithatë, gëzimi duket se nuk ka zgjatur shumë për teknikun 51-vjeçar.

Gjatë mbrëmjes, Munishi është përfshirë në një aksident automobilistik. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, makina e trajnerit është përmbysur, teksa aksidenti ka ndodhur në rrugën, Pejë – Prishtinë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. Në krahun tjetër, gjendja e trajnerit Munishi raportohet të jetë e mirë.