Dalin pamjet nga zona e plazhit në Vlorë, ku u gjet një pako e dyshimtë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:40, në lagjen “1 Maji”.

 

Pakoja ka pasur lëndë plasëse. Policia ka rrethuar zonën dhe nuk lejon qarkullimin e automjeteve, ndërsa është bërë shpërthimi i kontrolluar i pakos nga njësia antieksploziv.

 

Gjithashtu Policia po bën sekuestrimin e kamerave të sigurisë, të bizneseve të zonës për të identifikuar automjetin që dyshohet nga është shkëputur eksplozivi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re