Temperaturat e ulta deri në -14 gradë gjatë orëve të natës kanë krijuar forma interesante të akullit në bregun e liqenit të Pogradecit.

Edhe pse këtë vit më të pakta në sasi për shkak se liqeni nuk ka pasur dallgë të forta pamjet fantastike të krijuara natyralisht nuk mungojnë në breg të liqenit.

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperatura mjaft të ulëta, të cilat kanë sjell kryesisht akujt dhe ngrica, por sasi të pakta dëbore, për shkak se moti ka qenë i kthjellët.

Gjatë ditës së nesërme pritet që të ketë një rritje të lehtë të temperaturave, ndërkohë që vala e të ftohtit do të rikthehet sërish në fillim të shkurtit.

Meterologët parashikojnë që muaji i ardhshëm të jetë i ftohtë, me temperatura disa gradë më të ulëta se mesatarja e vendit tonë.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re