Pamje nga aksidenti i rëndë te kryqëzimi i rrugës “5 Maji” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë të plagosur pesë persona. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.03.2023, te kryqëzimi i rrugës “5 Maji”, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit K. R., dhe E. P. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. R., dhe pasagjeria që ndodhej me të, si dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re