Pas flakëve të mëdha që përfshinë zonën e Pashalimanit në Jug të vendit, nisi operacioni nga ajri për shuarjen e vatrës masive të zjarrit.

Një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është pëfshirë në operacion. Sipas raportimeve të deritanishme zjarrin nuk rrezikon bazën detare të Pashalimanit.

Flakët nisën rreth orëve të drekës pranë Kishës së Marmiroit, ku zjarri i ndihmuar nga era rrezikonte të përhapej edhe më shumë.

Ato që ishin më në rrezik serioz ishin banesat rreth e rrotull si dhe baza ushtarake e Pashalimanit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re