Marklen Haka, një emër i njohur i botes së krimit, është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në hyrje të fshatit Nikël, ku Haka po udhëtonte me automjetin e tij.

Një person, i cili po ecte ne këmbë, i është afruar Marklen Hakës dhe e ka qëlluar me armë zjarri duke e plagosur në nofull.

I riu u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, raporton gazetari i Fax News, Eduart Halili.

Marklen Haka njihet si anëtar i Bandës së Nikles. Një atentat me armë zjarri u bë dhe në vitin 2019 ndaj të riut në derën e shtëpisë së tij në Nikel. Marklen Haka u plagos rëndë në këtë atentat ku fatkeqësisht mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Balla, që nuk i mbijetoi dot plumbave të marrë nga breshëria e disa kallashnikoveve që u derdhen në drejtim të shtëpisë së Hakës.

Pista kryesore e atentateve ndaj Marklen Hakës dyshohet se ka të bëje me të shkuarën e tij dhe konflikteve që ai mund te ketë pasur me emra të tjerë të botës së krimit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re