Skip to content

VIDEO/ Pamje skandaloze nga Elbasani, plehrat mbulojnë rrugët e qytetit

Qyteti  i Elbasanit vijon të jetë i ndotur prej plehrave që hiqen me vonesë.

Veç rrugëve e lagjeve që kundërmojnë erë të rëndë edhe ambientet rreth spitalit janë mbushur plot me plehra, duke ofruar një pamje të rëndë për pacientët që i drejtohen spitalit për ekzaminime të ndryshme.

Këta të fundit kërkojnë të heqjen sa më parë të mbetjeve dhe rikthimin e pastërtisë në qytet.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar vonesën në mbledhjen e plehrave nga ana e Bashkisë, ndërkohë banorët e konsiderojnë tepër shqetësuese situatën.

/faxweb