Skip to content

VIDEO- Pamje të rënda/ Ky është momenti kur të afërmit e deputetit të PS dhunojnë me shkop bejsbolli dy kushërinjtë

Subscribe

Me shkopinj gome një grup personash të veshur me të shkurtra mësyjnë një lokal në aksin Fushë Krujë – Thumanë dhe nisin të godasin dy kushërinjtë Bilbil Maja dhe Jashar Maja të cilët ishin të ulur në tavolinë. Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikut.

 

Kjo ngjarje erdhi pasi dy kushërinjtë ishin ankuar tek autoritetet se gurorja e të afërmve të deputetit të PS po i shkatërronin banesat nga shpërthimet që kryenin.

 

Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja.