Me shkopinj gome një grup personash mësyjnë një lokal në aksin Fushë Krujë – Thumanë dhe nisin të godasin dy vëllezërit  Bilbil Maja dhe Jashar Maja të cilët ishin të ulur në tavolinë. Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikut.

Kjo ngjarje erdhi pasi vëllezërit ishin ankuar tek autoritetet se gurorja e të afërmve të deputetit të PS po i shkatërronin banesat nga shpërthimet që kryenin.

Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re