Partia Demokratike është rikthyer sërish tek protesta e 8 janarit e thirrur nga Seli Berisha. Duke postuar pamjet e dhunës në këtë protestë, PD akuzon ish-liderin historik se ka përdorur banda kriminale për të goditur demokratët.

Ndërkohë PD zyrtare ka edhe një mesazh duke thënë se mbi rrënoja e së shkuarës do të ngrihet një PD moderne dhe europiane.

Në reagimin e PD, theksohet se Kryesia, Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar dhe mbarë demokratët qëndruan fort për të mos e kthyer partinë në bunkerin e një personi të shpallur non grata për korrupsion madhor nga partneri ynë strategjik.

“Dhuna kundër PD u organizua dhe planifikua deri në detaje. Sali Berisha madje përzgjodhi një grup mercenarësh të drejtuar nga Flamur Noka për të goditur demokratët që ishin brenda selisë. Sali Berisha dhe banda e tij kriminale bënë gjithçka për të përplasur demokratët më njëri-tjetrin, por dështuan.

Kryesia e PD, Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar dhe mbarë demokratët qëndruan fort për të mos e kthyer partinë në bunkerin e një personi të shpallur non grata për korrupsion madhor nga partneri ynë strategjik.

Demokratët e kanë braktisur platformën e dhunës dhe të bashkuar do të ndërtojnë mbi rrënojat e se shkuarës, një PD moderne dhe europiane si alternativën më të mirë për ta nxjerrë Shqipërinë tonë nga tranzicioni 30 vjeçar.” theksohet në reagimin e PD-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re