Skip to content

VIDEO/ PAMJET nga aksidenti në Gjermani ku humbën jetën 3 shqiptarë e u plagosën katër të tjerë

gjermani tre shqiptare aksidenti sd

Sipas mediave të huaja, ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele

Janë publikuar pamjet nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Gjermani, ku humbën jetën 3 shqiptarë dhe u plagosën 4 të tjerë.

Ngjarja ndodhi në Koblenz, ku shqiptarët po ktheheshin nga një festë familjare me një minibus, i cili ka dalë nga rruga dhe u përmbys disa herë. Sipas mediave të huaja, ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit. Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës. Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997″