Një automjet që lëvizte në aksin kombëtar Tiranë-Elbasan u përfshi nga flakët pak pas mesditës së sotme. Automjeti u dogj pothuajse plotësisht por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Mamël, 10 km larg Elbasanit, ndërsa ka shkaktuar jo pak panik tek përdoruesit e tjerë të rrugës.

Si rezultat i flakëve dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, u bllokua për pak minuta qarkullimi.

Paraprakisht dyshohet se shkak i përfshirjes së automjetit nga flakët ka qenë një defekt në sistemin elektrik të automjetit.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=eqQMH8Es95w]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re