Kryebashkiaku i ri i Kamzës Rakip Suli ka mbajtur ditën e djeshme një fjalim përballë qytetarëve, në një sallë, ku ka prezantuar punët e kryera në këtë bashki përgjatë 100 ditëve të para të drejtimit të tij.

I vetëm në skenë, veshur sportiv, Suli është ndjerë komod teksa ka promovuar punët e bashkisë së Kamzës, ndërkohë që me shumë entuziazëm nuk ka nguruar që të thumbojë punët e ish drejtuesit të bashkisë.

Me një stil të ngjashëm me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, Suli ngjan si aktor që po interpreton “Standupcomedy”, ndërkohë që salla nuk mban dot të qeshurat nga ‘interpretimi’ sportiv i Rakip Sulit.

“Gjendja e mjeteve, shumë mjete ka… arsenal…, 1 fadrom, papam pipim, kemi bërë shumë punë….”- ironizon Suli.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=iwfjR2CJRS4]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re